English (United Kingdom)Shqip

Mbrojtja e mjedisit - Prezentimi i temës

Webpage-Environmental_protectionKjo temë prek çështje që ndërlidhen drejtpërdrejt me vetë mjedisin ku jetojnë nxënësit. Ajo përfshin çështje të tilla si llojet, shkaqet dhe pasojat e ndotjes së ujit, llojet, shkaqet dhe pasojat e ndotjes së ajrit, mbeturinat dhe aftësinë për të mbrojtur mjedisin, në këtë aspekt. Në mënyrë që të arrihen rezultate pozitive në mbrojtjen e mjedisit, kontributi i nxënësve për këtë duhet të bazohet në parimet e mbrojtjes së mjedisit dhe në Kodin e Eko-Klubeve.

Këto janë parimet më të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit:

- Shfrytëzimi racional i burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi i ndotjes së ujit dhe tokës, dhe riciklimi i mbeturinave;
- Ruajtja e vlerave biologjike-ekologjike të mjedisit nëpërmjet ruajtjes së florës dhe faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë natyrore;
- Mbështetja në përdorimin e burimeve të ripërtërishme, bashkë-prodhimin e këtyre burimeve dhe të llojeve të ndryshme të energjisë;
- Promovimi i kursimit të energjisë në mesin e publikut;
- Shfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake me efikasitet të lartë, të tilla si llambat e dritës; 
- Reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave.

Këto janë rregullat më të rëndësishme të Eko-Kodit të Klubeve:

  • Mendo sot për një të nesërme më të mirë!
  • Ajër i pastër për jetë të gjatë!
  • Një llambë më pak – më shumë energji!
  • Të shpenzosh më pak letër do të thotë më shumë pyje dhe oksigjen!
  • Mbillni një lule për një botë më të mirë!